Grapeland Rahoveci ka marrë një mbështetje masive nga operatori lider lokal i internetit dhe televizionit Artvision.
Sipas një postimi nga klubi i basketbollit që ka bërë lëvizje të jashtëzakonshme në skuadër për ta rikthyer basketbollin rahovecas në Superligë – është përkrahja e Artvision ajo që fuqizon në mënyrë vendimtare këtë synim.
Në postim bëhet e ditur se puna me grupmoshat e reja dhe fakti që ekipi i Grapeland Rahovecit me më shumë se gjysmën e ekipit senior që vjen nga vet Rahoveci po tenton ta rikthejë ekipin në Superligë, ka bërë që operatori lider i televizionit dhe komunikmit të bëjë hapin e madh për të mbështetur basketbollin.
Marrëveshjen e nënshkruan Indrit Krasniqi nga Grapeland dhe Gardalin Shtavica, drejtor menaxhues i Artvision.
Deri tani Grapeland Rahoveci ka arritur marrëveshje me disa top lojtarë vendor, ka marrë një amerikan dhe me në krye legjendarin Bujar Loci janë favorit për të kthyer kohërat e lavdishme të basketbollit në Rahovec.


