Besim Sada i Auto Klubit Rahoveci është fitues i garës që u zhvillua në Goden të Gjakovës. Kjo ishte gara e dhe e fundit në disiplinën malore për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Sada deri te fitorja arriti me kohën 02:57.157 minuta, duke përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu pati gjatësi prej 2.6 kilometrash.
Besim Sada sot për herë të parë u paraqit me veturën e re Mitsubishi Evo 8 dhe për herë të parë doli i pari në plasmanin e përgjithshëm.
Pozita e dytë i takoi Valon Rexhepit të Eurogoma RT, i cili me Opel Astra ishte për 08.020 sekonda më i ngadalshëm se fituesi, derisa në podiumin e fituesve u gjend edhe Përparim Dushi i Prishtina Racing Team, i cili këtë herë u paraqit me Honda Type R dhe në cak arriti për 08.071 sekonda vonesë krahasuar me Besim Sadën.
Kampion i kësaj disipline për këtë vit është Liridon Kalenderi i Prizrenit D&G.
Deri në fund të kampionatit të sivjetmë kanë mbetur të zhvillohen edhe në garë Drag Race dhe një në auto sllallom.