KH Besa zbarkon të dielën në Rahovec për t’ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion KH Rahovecit.
Ishte pikërisht klubi jonë i qytetit që ja shkaktoi humbjen e parë pas pesë vitesh klubit pejan, dhe më pas e mposhti edhe në Pejë.
Përpos Egzon Gjukës, ekipi do të jetë i kompletuar me lojtarët tjerë për këtë ndeshje, të cilat janë edhe më të motivuar pas triumfit masiv në Ferizaj ndaj KH Kastriotit.
Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 19:00h në palestrën “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/


