Berati: Krejt Rahoveci t’shtunën n’Gjakovë, bashkë jemi të pandalshëm

Basketbollisti i Rahovecit, Berat Mullabazi, ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit se vetëm me tifozët mund të arrihet sukses në Gjakovë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

“Mendoj se sezonin e kemi filluar shumë mirë, përgatitjet i kemi kryer mjaft mirë. Me angazhimin e trajnerit dhe lojtarëve kemi arritur pothuajse të gjitha qëllimet e tanishme, pos një lëshimi ndaj Kerasanit, të cilin mendoj se do ta mbulojmë me anë të fitoreve”.

“Formën e mirë do të tentojmë ta bartim ndaj Yllit, është një ekip më i fortë se Borea, por të shohim”.

“Është e vërtetë që triumfuam në Suharekë, por duhet të triumfojmë edhe në shtëpi. Jemi në dijeni se çfarë loje aplikon kundërshtari e kemi terrein vendas dhe sigurisht se presioni është mbi kundërshtarin. Kemi vetëbesim dhe besojmë fuqishëm në fitore dhe në përkrahjen e tifozëve tanë, që janë djemt më të mirë të qytetit”.

“Me një fitore jemi në playoff, kam pak dyshime për këtë. E kemi rastin për t’i treguar të gjithë Kosovës se jemi klub i organizuar mbi mundin, djersën dhe sakrificën e shumë njerëzve e gjeneratave, ne kemi treguar se mund të arrijmë gjithçka dhe këtë e kemi dëshmuar me fitoret historike ndaj Pejës dhe Trepçës, gjigantë të basketbollit që asnjëherë s’i kemi mundur para këtij sezoni”.

“Ftoj të gjithë tifozët dhe qytetarët që të vijnë në Gjakovë të përkrahin ekipin. Do të ishte madhështor një sukses të shtunën dhe ky po ashtu është mesazhi më i qartë se palestra duhet të përfundohet sa më shpejt. Ftoj edhe ultras Vreshtarët që të na përkrahin në masë të madhe duke marrë parasysh se ata janë lojtari i gjashtë në fushë, sigurisht se do të na ndihmojë atmosfera e tyre”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.