Bellinger sensacional: Fitojmë për qytetin, do luftojmë për PlayOff

Amerikani, Rashan Bellinger, ka dhënë një deklaratë spektakolare për Rahoveci24, duke thënë se ai beson në fitore ndaj Yllit bashkë me skuadrën dhe madje ka bërë të ditur se ai synon që të luftojë me skuadrën për Playoff.

Edhe pse asnjë lojtar dhe asnjë anëtar i kryesisë së klubit të KB Rahovecit deri tash nuk ka pasur guxim të flasë për një luftë në Playoff pasi synimi ishte mbijetesa, duket se amerikani Rashan Bellinger është në disponim për muhabet tjetër.

Bellinger për Rahoveci24 thotë se ai nuk ka mundur të flejë deri në ora 06:30 të mëngjesit pas ndeshjes ndaj Trepçës, pasi ai beson se ekipi ka mundur të fitojë.

Sipas Bellinger, fitorja ndaj Yllit është shumë e mundur dhe ai e di se çka duhet të bëjë, teksa tifozët i cilëson si sensacional dhe lojtarin e gjashtë. Ai thotë se një fitore ndaj Yllit do të ishte për qytetin, teksa në mënyrë spektakolare flet edhe për një kualifikim në PlayOff.

“Nuk kam mundur të fle pas asaj humbje (ndaj Trepçës), isha i zgjuar deri në ora 06:30 të mëngjesit duke shikuar ndeshjen disa herë nga xhirimet që i kam pasur. Disa herë e kam shikuar ndeshjen e njëjtë. Unë ndjej se kam mundur të bëj më shumë për të ndihmuar ekipin drejt fitoes ndaj Trepçës”.

“Atmosfera ishte vërtet e pabesueshme, tifozët janë bashkë me neve në lojë nga fillimi deri në fund, dhe unë një gjë të tillë kam pritur sepse e dija se çfarë domethënie kishte ajo ndeshje për klubin dhe qytetin”, thekson Bellinger.

“Unë kam dëgjuar për problemet me palestër dhe kërcënimet nga disa tifoë. Kjo fitore sot do të thoshte shumë për qytetin dhe shtytjen tonë për PlayOff”.

“Jam shyumë i bindur se ne mund ta bëjmë këtë, por duhet të luajmë bashkë si ekip, dhe ne kemi nevojë për tifozët që të jenë prapa nesh, ata janë lojtari i gjashtë nga fillimi deri në fund. Ne duhet të luajmë fortë gjatë gjithë 40 minutave sot dhe të shmangim gabimet. Bashkëlojtari im i preferuar në ekip… sigurisht nuk e kam vetëm një, me Tylerin jam afër për shkak se bëjmë gjithçka bashkë, Albioni (Metbala) vjen shpesh dhe del me neve. Por, të gjithë bashklojtarët i kam për zemër”.

“Mesazhi im për tifozët është që të dalin dhe të përkrahin ekipin, të brohorasin për ekipin në mënyrë që të fitojmë sot për qytetin. Kërkoj nga Ultars Vreshtarët që të jenë të çmendur dhe ta bëjnë atmosferën të vështirë për kundërshtarin. Le jetë kjo një fitore për qytetin”, deklaroi Bellinger për Rahoveci24.

KB Rahoveci ka një fitore më pak se Ylli, teksa nëse dëshiron Playoffin duhet t’i fitojë ndeshjet e radhës ndaj Yllit dhe Bashkimit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.