Bellinger: Do të jap gjithçka të bëjmë historinë ndaj Trepçës

Amerikani Rashan Bellinger edhe pse nuk është nga Rahoveci, është shumë i përkushtuar që të shkruajë historinë për qytetin tonë. Ai ka thënë se do të japë gjithçka për të fituar ndaj Trepçës në duelin më të madh në histori të sportit të Rahovecit që zhvillohet nga ora 19:00 në Suharekë.

Bellinger në një deklaratë ekskluzive për Rahoveci24 ka treguar se atij po i pëlqen qyteti dhe ekipi, teksa ka ftuar tifozët që të jenë të gjithët të pranishëm që të bëhet një arritje e mirë për sportin e Rahovecit.

“Më pëlqen këtu, vetëm duhet të adaptohem me motin dhe kjo mund të merr pak kohë. Bashklojtarët e mi janë të mrekullueshëm, ata më kanë treguar shumë gjëra për lojën dhe jashtë saj”.

“Kam mundur të luaj më mirë, por siç ka thënë trajneri do të më marrë pak kohë që të mësohem me stiin e lojës, temperaturën dhe referët. Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe ne shpresojmë se do të jenë sa më shumë tifozë preent në duelin ndaj Trepçës”.

“Unë do të dal dhe do të luaj fortë për secilin top dhe do të bëj atë që trajneri më thotë, vetëm e vetëm që të fitojmë dhe të shkruajmë historinë”, theksoi Bellinger.

Amerikani ka edhe një thirrje për qytetarët e Rahovecit, të cilët i fton të jenë sa më shumë në numër.

“Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen këtu, më keni bërë të ndihem në shtëpi këtu. Unë pres të gjithë të sjellin energjinë pozitive të dy ndeshjeve të fundit në mënryë që të bëjmë historinë dhe të ndërtojmë diçka të bukur bashkë”, përfundoi Bellinger për Rahoveci24.

Dueli ndaj Trepçës zhvillohet të martën nga ora 19:00.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.