PDK ka konfirmuar kandidatin e saj për kryetar të komunë së Rahovecit.
Ai është drejtori i postës së Rahovec, Bejtullah Deliu.
Bejtullah Deliu i cili nga profili është sipërmarrës, ka garuar më parë edhe për deputet ndërkaq tash do të garojë edhe për kryetar komune që përbën një ndryshim në mendësi nga PDK.
Kujtojmë se PDK në 3 palë zgjedhjet e fundit lokale mori pjesë me Idriz Vehapin, i cili është një nga shtyllat më të forta të PDK-së në Anadrini.
Mbetet të shihet si do të performojë PDK pa Idriz Vehapin si kandidat, ndërkaq Bejtulalh Deliu do të jetë interesant të shihet nëse do t’ia dalë të kalojë në balotazh për kryetar të komunës së Rahovecit.
Ndërkaq, për të në prezantim si kandidat ka folur me nota të larta Memli Krasniqi, më poshtë sjellim postimin e tij në Facebook:
