Ish-kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, është treguar i ashpër me Edon Canën me t’u marrë lajmi se Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti I kryetarit të PDK-së.
Deliu fillimisht publikoi një status, ku ka thumbuar rëndë Edon Canën.
Më pas, duke replikuar me komente, ish-kandidati për kryetar Bejtullah Deliu garantoi se po të kandidohej Idriz Vehapi për kryetar, sot Rahoveci do të udhëhiqej nga PDK.
Më poshtë shikoni detajet:




