Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, në planin e tij qeverisës vend të rëndësishëm i ka dedikuar Rahovecit, një komunë që është e lënë shumë pas dore.
Në takimet me qytetarët e Rahovecit, Bedri Hamza ka precizuar se Rahoveci do të jetë menjëherë në planet e tij dhe të qeverisjes së ardhshme.
Plani kryesor i PDK-së për Rahovecin është nxitja e zhvillimit ekonomik përmes përmirësimeve infrastrukturore.
Kjo bëhet duke filluar me lidhjen me autostradën e kombit që aktualisht deri në kyçja ka 14.5 kilometra, synohet me ndërtime të reja të urave shkrutim i trases në 10 kilometra me katër korsi.
Rahoveci edhe ato që i ka i ka nga qeverisja e Bedri Hamzës, vreshtarët kujtojnë rritjen e subvencioneve, andaj mund të thuhet lirisht që kandidati për kryeministër nëse e ka premtuar këtë, edhe do ta realizojë.
Autostrada do të fillojë menjëherë në vitin e parë të mandatit me 120 deri 150 milionë qe do të investohen për këtë projekt.
/Rahoveci24/


