Bedri Hamza me premtim për kyçje në autostradë, a i zgjidhë kjo problemet e Rahovecit?

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, në secilin tubim është i zëshëm: Rahoveci dhe Shtimja do ta kenë daljen e tyre në Autostradë.

Rahoveci i ka mbi 20 kilometra për dalje në autostradë në dy relacionet qoftë nga Malisheva apo nga Suhareka.

osa1

Ngecja në zhvillim ekonomik dhe pasojat që mund të vijnë për zhvillimin e agroturizmit mund të jenë si shkak i distancës së largët dhe rrugës së papërshtatshme.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, edhe sa ishte në Rahovec, edhe  kandidatët për deputetë, Idriz Vehapi dhe Edon Cana, po potencojnë në tubimet partiake që autostrada është premtimi konkret për Rahovecin.

Më poshtë video nga premtimi i PDK-së:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.