Beatrisa Pista Demiri viziton kompaninë Fetoshi, bëri një propozim interesant

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Beatrisa Pista Demiri, ka vizituar kompaninë Fetoshi.

Ajo kompaninë për përpunim dhe prodhim të styroporit e quan prestigjioze, teksa u njoftua me procesin e punës në këtë ndërmarrje.

Kandidatja për deputete po ashtu u interesua për kushtet e punëtorëve, teksa u prit nga drejtori i kompanisë, Granit Fetoshi.

Pikërisht kandidatja kishte një propozim interesant për Fetoshin, të cilin e enkurajoi që me Fillimin e Ri të vazhdojë investimet në teknologjinë moderne dhe pse jo të punësojë edhe femrat në ndërmarrjen e tij.

Pista Demiri potencoi ditëve të kaluara se tatimi për ri investime do të bëhet në 0 për qind, gjë që mund të stimulojë në masë të madhe investimet dhe rritjen e vendeve të punës.

Pas vizitës, ajo bëri një foto në muralin e kësaj kompanie, i punuar në mënyrë mjeshtërore nga styropori, gjë që asaj i la shumë përshtypje.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.