Beatrisa Pista Demiri ka vizituar fëmijët me aftësi të veçanta në shkollën “Bekim Sylka” të cilën ajo e drejtoi për tri vjet.
Në postimin e saj emocional në Facebook që duket se nuk është pjesë e agjendës së saj të fushatës, ajo shihet me nxënësit e klasës speciale në kuadër të shkollës.
Pista Demiri thotë se një klasë e tillë për fëmijët me aftësi speciale ekziston vetëm në shkollën “Bekim Sylka” dhe ajo do të angazhohet që klasë të tilla të kenë edhe shkollat tjera të komunës së Rahovecit.
Këtë ajo e ka përshkruar si takimin më emocional deri tash nga bisedat që i ka pasur me qytetarë tash e një muaj.