Beatrisa Pista – Demiri propozohet si kandidate për deputete: Falënderoj PDK-në për besimin

Asambleistja më e votuar në zgjedhjet lokale, një nga personalitetet më të fuqishme në skenën politike kosovare, anëtarja e kryesisë qëndrore të PDK-së, Beatrisa Pista – Demiri, është propozuar si kandidate për deputete nga dega e PDK-së në Rahovec.

Pista – Demiri u propozua për deputete nga nënkryetari i komunës, Xhemali Haxhimustafa në mbledhjen që PDK në Rahovec mbajti ditën e mërkurë.

Ajo në një deklaratë për Rahoveci24 ka falënderuar degën për propozimin i cili u miratua me shumicë votash.

“Jam falënderuese për mandatet që më kanë përkrahur edhe si asambleiste, edhe kësaj here jam falënderuese për besimin e shprehur”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se pavarësisht nëse do të jetë në listën definitive për deputet apo jo, ndihet falënderuese për besimin dhe njëjtë do të vazhdoj pa kushte të punoj në të mirë të Rahovecit dhe Kosovës.

Kryetari i degës, Idriz Vehapi, në këtë mbledhje theksoi se hyrja më listën definitive do jetë e vështirë për shkak të koalicioneve me shumë parti politike.

Pos Beatrisa Pista – Demirit u propozua si kandidat për deputet edhe Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.