BE-ja arrin marrëveshje me Turqinë për krizën e refugjatëve

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se liderët evropian janë pajtuar për një pozicion të përbashkët që ta bëjnë Turqinë që të bëjë një marrëveshje për krizën e emigrantëve.

Marrëveshja e propozuar thotë se të gjithë migrantët që udhëtojnë nga Greqia për në Turqi duhet të kthehen prapa, transmeton Klan Kosova.

Në këmbim të kësaj mësohet që Turqia do të fitojë ndihmë financiare si dhe qasje pa viza në vendet e Shengenit.

Plani sugjeron që çdo sirian që kthehet prapa, një sirian tjetër do të zhvendoset nga kampet në Turqi për ndonjë vend evropian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Turqia duhet t’i përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.

Ajo ka thënë se rivendosja e refugjatëve sirian do të fillojë menjëherë pas kthimit të parë nga Greqia.

Presidenti lituanez, Dalia Grybauskaite ka paralajmëruar se plani për rikthimin e njerëzve në Turqi është vështirë i implementueshëm.

Davutoglu ka thënë se nuk do të pranojë që Turqia të bëhet një “burg i hapur” për emigrantët.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.