Basketbolli, po punohet në heshtje – së shpejti ‘bombat’ e para

KB Grapeland Rahoveci do të jetë shumë aktiv gjatë kësaj vere me transferime.

Rahoveci24 mëson nga burime të afërta me klubin se në heshtje dhe me privatësi të hekurt udhëheqësit e klubit po kërkojnë përforcimet e radhës.

osa1

Tashmë dihen emrat, dhe vërtet bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit botëror me potencial për të shkëlqyer shumë.

“Klubi tashmë i ka caktuar lojatërt që do t’i kontaktoj dhe do të bashkëpunojë, por ende nuk ka kontaktuar, sidomos jo ata vendorët. Një i huaj veç se është kryer, priten edhe tri tjetër ditëve në vijim”, ka thënë një burim për portalin në kushte të rrepta anonimiteti.

Burimi nuk ka dashur të komentojë rreth situatës së trajnerit, por nga kanale tjera portali merr vesh se Bujar Loci do ta ketë në tavolinë ofertën për t’u rikthyer në Superligë si trajner i klubit – si shenjë respekti, vlerësimi dhe uniteti për të startuar sezonin e ri në Superligë – por tashmë ka edhe plan B dhe C nëse Loci nuk pranon.

Mendimi juaj?

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.