“Basketbolli në Kosovë”: Besnik Sharku, qendra më e mirë në Kosovë

Faqja më e madhe e basketbollit në vend, “Basketbolli në Kosovë” në Facebook, po e cilëson kapitenin e KB Rahovecit si qendrën më të mirë në Kosovë dhe që duhet urgjentisht të ftohet në përfaqësuesen e Kosovës.

Performanca e jashtëzakonshme e Sharkut ndaj KB Yllit ku realizoi double-double fantastik prej 14 pikësh, 13 kërcimesh dhe tri topash të vjedhur, nuk la pa u vërejtur nga dashamirët e basketbollit gjithandaj në Kosovë. Sipas faqes “Basketbolli në Kosovë”, Sharku me double-doublen e tij të dytë radhazi dhe performancat fantastike pritet të kërkohet nga top klubet kosovare.

Shpresojmë që Besnik Sharku të mos largohet nga KB Rahoveci, ani pse performancat e tij janë monstruoze.

Ai ndali mbrëmë amerikanin Christopher Olivier i cili për 40 minuta realizoi vetëm 16 pikë, kurse ndaj Trepçës po i njëjti lojtar shënoi 30 pikë javë më parë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.