Bashkim Krasniqi nga Hoça e Vogël organizator i kampionatit zvicëran të Taekwandos

Shumë fytyra publike dhe personalitete të shquara politike morrën pjesë në organizim.

Bashkim Krasniqi nga Hoça e Vogël po lë gjurmë në Zvicër.

Ambasadori i Shqipërisë, M.Nano, në fundjavë, mori pjesë në Kampionatin Zviceran “Taekwondo-së 2023”, një aktivitet sportiv në të cilën morën pjesë dhe mbi 50 sportistë të kësaj dicipline me origjinë shqiptare.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se për herë të parë një kampionat zviceran i Taekwondos u organizua nga shqiptarët në Zvicër, konkretisht nga Klubi Taekwondos “Krasniqi”.

Ambasadori Nano, përgëzoi organizatorin e këtij eventi, z.Bashkim Krasniqi, duke i dhënë mbështetjen e Ambasadës dhe mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Në ceremonin e hapjes morën pjesë edhe nga Ambasada e Kosovës në Bernë, z.Gjenis Haxhimehmeti, Presidenti i Federatës së Zvicrës në këtë sport, Ambasador e shumë pjestar të komunitetit shqiptar në pjesën frankofone.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.