#BashkeNeFinalFour, transport për të gjithë – krejt në Suharekë

KB Rahoveci ka konfirmuar për Rahoveci24 se klubi ka mundësuar transport për të gjithë qytetarët që duan të përcjellin duelin ndaj Trepçës ku mund të shkruhet historia me kualifikim për herë të parë ndonjëherë në FinalFour (gjysmëfinale) të Kupës.

Për këtë duel organizimi është i një niveli ndërkombëtar, teksa vërehet mobilizimi i gjithë faktorëve relevant social, medial dhe sportiv të komunës.

Nisja për publikun bëhet nga ora 18:00 nga Hotel Park Plaza. Ky transport është pa pagesë.

Nisja për tifozët ultras është e veçantë nga ora 17:30 me atuobusin e tyre special si pjesë e organizimit të tyre të veçantë.

Për këtë duel për hirë të organizimit të një ndeshje të një niveli ndërkombëtar, obligohen të gjithë që të vijnë në Suharekë të veshur në të bardhë, në përkrahje të ekipit që do të bartë fanella të bardha në këtë duel.

Motoja e organizimit është #BashkeNeFinelFour sepse historinë mund ta shkruajmë vetëm bashkë. /Rahoveci24/

KB Rahoveci, Rahoveci24 dhe gjithë opinioni sportdashës në Rahovec po përkujdesen që ndaj Trepçës të jetë organizim i nivelit ndërkombëtar, dhe të shkruhet historia.

Moto (hashtag): #BashkeNeFinalFour – sepse vetëm bashkë e shkruajmë historinë.
Veshja: Të gjithë me veshje ngjyrë të BARDHË në pjesën lart në mbështetje të klubit që ka fanella të bardha, ose kapela, shalla, rekuizita tjera të bardha.

Koha e nisjes për tifozët ultras: 17:30 (autobus special)
Koha e nisjes për qytetarë: 18:00 – Park Hotel Plaza

Të gjithë në Suharekë…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.