Bardhi shkëlqen në debutim për Vëllaznimin në fitoren dramatike ndaj New Basketit

Superylli rahovecian i basketbollit, Bardh Rexha, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë me Vëllaznimin në fitoren dramatike prej 56-53 ndaj New  Basket.

Ndeshja u karakterizua me lojë të fort dhe start jo të mirë nga klubi gjakovar.

Atëherë kur ishte e nevojshme që të ndez motorët, atëherë u shfaq në skenë Bardh Rexha duke qenë afër double double me 9 pikë, 13 kërcime dhe 3 topa të vjedhur.

Bardh Rexha kështu filloi suksesshëm dhe shihet se po ndihet mirë nën drejtimin e trajnerit Franko Sterle i cili i dha Bardhit 38 minuta në këtë takim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.