Kapiteni i KB Rahovecit është shpallur sportisti i vitit 2019 nga komuna e Rahovecit.
Suksesi vjen pasi Bardhi vetëm si 18 vjeçar u shpall nënkampion i Kosovës, një sukses i jashtëzakonshëm për të.
Lojtari më i mirë i ri u shpall mega talenti Ahmet Jupa. Jupa shihet si perspektiva e madhe e KB Rahovecit në pozitat 2-3 dhe njihet si snajperist nga distanca për 3 pikë.
Sadedin Cena ndërkaq u shpall Hendbollisti i Vitit 2019.
Shahisti i vitit u shpall Sulejman Kollari, edhe pse pa asnjë përkrahje institucionale.
Ndërkaq organizata më e mirë sportive u shpall KB Rahoveci që edhe sivjet lufton për titull në elitën e basketbollit kosovar.