Superylli dhe kapiteni i KB Rahovecit, Bardhi Rexha, ka refuzuar të gjitha intervistar që janë kërkuar prej tij.
Dhjetëra media e gazetarë sipas burimeve afër lojtarit e kanë kontaktuar atë për të marrë prononcim para ndeshjes së radhës në Pejë që është derbi.
Bardhi ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjet e tij dhe deklaratat e forta jashtë fushës, por ende nuk dihet nëse refuzimi i intervistave është me vendim t Marjan Ilievskit, pasi askush nga ekipi i parë nuk ka folur për mediat dhe momentalisht ekziston heshtje totale e koncentrim për derbin që Rahoveci dëshiron ta fitojë.
Sigurisht, intervista e radhës e Bardhit vjen eskluzivisht vetëm në Rahoveci24, e kjo mund të ndodh menjëherë pas ndeshjes pasi portali jonë do të qëndrojë gjatë gjithë ditës në Pejë.