Kapiteni i KB Rahovecit, Bardhi Rexha, është shprehur optimist para sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Superylli rahovecian u shpreh i kënaqur me mënyrën si është ndërtuar skuadra vreshtare.
Ai këtë deklaratë e dha për faqen zyrtare të FBK-së.
“Skuadra e Rahovecit ka filluar përgatitjet për edicionin e ri para 10 dite. Edhe pse vonë, por besoj se do të ngritemi, si në aspektin fizik dhe atë taktik, si fazë fillestare pasi që dihet se, pandemia na ka ndarë nga palestra nga muaji mars. Shpresojmë që në ditët në vijim ekipi do të kompletohet me ardhjen e lojtarëve të rinj amerikanë Isaiah Traylor dhe Marvin Jones”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së, shkruan Rahoveci24.
Pavarësisht vështirësive, ‘Vreshtarët’ janë të motivuar për edicionin e ri. “Per momentin si skuadër jemi të motivuar për edicionin e ri dhe presim që në vazhdim të punojmë sa më shumë me trajnerin Bujar Loci dhe të shfaqim lojëra më të mira, si në Superligën e Kosovës po ashtu edhe në Ligen Unike”, shtoi tutje Rexha.