Bardh Rexha e Visar Ejupi do të jenë dy prezantimet e ardhshme të Grapeland Rahovecit.
Dyshja rahovecianë do të realizojnë tandemin masiv vendas bashkë me tjera prurje në prag të sezonit të ri.
Në pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen edhe Bardh Rexha edhe Visar Ejupi duke stërvitur së bashku në mënyrë individuale, duke u përgatitur fizikisht dhe teknikisht në prag të sezonit të ri – dhe këtë në orë të hershme të mëngjesit.
Dyshja do të kenë përgjegjësinë masive për të shpërthyer këtë sezon, së pari për veten e tyre, e më pas edhe për klubin e qyteti, i cili duhet me çdo kush ta sigurojë playoffin.
/Rahoveci24/


