Basketbollisti i KB Rahovecit, Bardh Rexha, është një nga emrat e shumëkërkuar në afatin kalimtar veror të transferimeve.
Dihet tashmë se top klubet e Superligës kanë filluar të kryejnë punën e tyre për sezonin e ri duke siguruar lojtarët vendor.
Nevoja për lojtarë vendor është e madhe, duke pasur parasysh konkurrencën në ligë dhe mungesën e tyre në treg.
Sezoni fantastik që ka pasur Bardh Rexha fillimisht nën drejtimin e Muhamed Thaçit, duke luajtur me sukses e statistika monstruoze në hiç më pak se tri pozita, ku trajneri i kërkonte.
Shpirti luftarak dhe aftësia ofensive nga via e perimetrit e bëjnë Rexhën një top target për tri klube të Superligës për të cilat ka informacione Rahoveci24 se e kanë kontaktuar lojtarin.
Ofertat tashmë janë në tavolinë, por lojtari nuk po nxitohet teksa po vazhdon përgatitjen personale para-sezonale.
KB Rahoveci në anën tjetër ka një paqartësi nëse kthehet në Superligë, pasi nuk besohet një gjë e tillë se mund të ndodhë pavarësisht të gjitha kalkulimeve që po ndodhin, teksa me garim në Ligën e Parë yjet vendase vështirë se mund të pranojnë të qëndrojnë duke parë ofertat që ekzistojnë për ta.
Në masë të madhe në vendimin e Bardh Rexhës për të mos vazhduar në Rahovec është fakti se klubi nuk punoi fare me FBK-në për ta ftuar në përfaqësuesen A. Ftesat për lojtarë si Shëndrit Llapi, Rron Ukaj, Musab Mala e të tjerë, që kanë qenë me më pak minuta lojë dhe formë më të dobët se Rexha, ka ndikuar që lojtari të acarohet me KB Rahovecin pasi që klubi nuk ka punuar mjaftueshëm me FBK-në për të avancuar lojtarët vendas – natyrisht me meritokraci.
Mbetet të shihet ku do të jetë destinacioni i BR35, por Rahoveci 100% nuk është në opsionet e tij për sezonin e ardhshëm. /Rahoveci24/