Bardh Rexha rikthehet te Vëllaznimi në Superligë

Vëllaznimi duket se e ka mbyllur merkaton e transfereve verore me një prej lojtarëve më perspektiv në vend.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, skuadra gjakovare ka shtuar në radhët e veta, alonë e fuqishme rahoveciane, Bardh Rexha.

640x74

22 vjeçari në edicionin e kaluar ka luajtur te Rahoveci dhe ka qenë prej kontribuesve kryesor me mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve, 1.6 asisteve për ndeshje, duke qenë shumë herë edhe afër double-double statistikave dhe vlen të ceket se ka arritur tre herë gjatë sezonit një gjë të tillë.

Rexha që njihet për fuqi të jashtëzakonshme dhe mbrojtje fantastike, por edhe sulm të menqur, pritet të jetë prej shtyllave kryesore te Vëllaznimi i Audrius Prakuraitis.

Gjatë kësaj vere, Bardhi ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës 3×3, duke qenë dukshëm lojtari kryesor i ekipit. /AsistiOnline.com/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.