Bardh Rexha operohet pas lëndimit, disa muaj jashtë parketit

Ylli i basketbollit rahovecian, Bardh Rexha, pësoi lëndim kur përfaqësoi Kosovën në lojrët olimpike mesdhetare, Heraklion 2023 që u mbajtën në Kretë të Greqisë.

Rexha pësoi një lëndim të rëndë gjatë lojërave 3×3 dhe dëmtoi meniskusin e jashtëm (lateral).

Ai i është nënshtruar operimit nën mbikëqyerjen e FBK-së dhe Rahoveci24 mëson se është operuar me sukses.

Bardhi Rexha pritet që t’i kthehet basketbollit më së largu në janar 2024.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.