Basketbillisti i KB Rahovecit, Bardh Rexha, ka konfirmuar se ka oferta nga klubet tjera për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bardh Rexha pohimet i bëri në emisionin ASIST ku ishte i ftuar për të folur për paraqitjen historike në Rumani në kualifikimet e FIBA 3×3.
Bardh Rexha në edicionin 2019/2020 shkëlqeu me paraqitje monstruoze në dhjetëra ndeshje ku regjistroi edhe double double si veç si 18 vjeçar nën drejtimin e Marjan Ilievskit.
Sidoqoftë paraqitjet spektakolare të tij mbetën veç histori pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të Bujar Locit e as Fotis Takianos.
I pyetur nga Agon Fehmiu nëse është i hapur për ndonjë klub tjetër, Rexha i emocionuar u shpreh se ai e do Rahovecin, por dëshiron të luajë ku do sepse është gati të shpërthejë.
“Kontrata ime ka skadu, e dua Rahovecin, mirëpo primare e kom karrierën tem, po përgatitem fort dhe ka klube që më kanë ftu dhe nëse shoh se mund të kontriboj ku do jam i gatshëm që sezonin e ardhshëm me shpërthy”, theksoi mes tjerash Bardh Rexha.