Bardh Rexha dhe Visar Ejupi, djemt e qytetit që po luajnë minutat e jetës

Bardh Rexha dhe Visar Ejupi tashmë janë pjesë integrale e ekipit të KB Rahovecit dhe lojtarë të vlerësuar në Superligën e basketbollit kosovar.

Dy djemtë e Rahovecit që kaluan rrugë të gjatë nëpër të gjitha kategori si talentët më të mëdhenj të gjeneratës së tyre, kanë tejkaluar shumë pengesa dhe sfida, e sot janë pjesë e pamohueshme e ekipit të parë të KB Rahovecit.

Bardh Rexha realizoi 9 pikë dhe është dashur të pranohen edhe 2 pikë të tjera ndaj Vëllaznimit, të cilat do të ishin fituese, por atij ju mohua kjo kur Damonte Dodd largoi topin duke hyrë në kosh, gjë e ndaluar kjo me rregullat e referimit, por që atë ditë ato u harruan.

Edhe pse i pafat dhe pikët fituese ju morën nga treshja e gjyqtarëve e atij takimi, Rexha shfaqi lojë solide në 30 minuta lojë. Kjo shënon ndeshjen me më së shumti minuta për të në karrierë në Superligë.

Ndaj Yllit ai luajti 17 minuta, duke qenë po ashtu shumë i rëndësishëm në fitoren ndaj rivalit të përbetuar KB Yllit.

Në anën tjetër Visar Ejupi  ndaj Yllit luajti 10 minuta, kurse ndaj Vëllaznimit 16 minuta, duke rritur shumë lojën e tij për dallim nga sezoni i kaluar.

Natyrisht, për këtë avancim të djemve të qytetit të cilët po shndërrohën në yje kredibile të Superligës së Kosovës, meritë të jashtëzakonshme ka trajnerit Muhamed Thaçi – Muja, i cili ka besuar nga dita e parë në cilësinë e djemve të Rahovecit, ndryshe nga trajnerët tjerë që janë fokusuar te transferimet e huaja.

Rexha dhe Ejupi janë shembull për gjeneratat e reja se ëndrrat mund të realizohen me punë dhe përkushtim duke mos u dorëzuar kurrë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.