Superylli i basketbollit kosovar, Bardh Rexha dhe trajneri i kategorive të reja te KB Rahovecit, Admir Mullabazi, do të jenë mysafirë në emisionin më të madh basketbollistik në vend, Asist.
Ata do të jenë mysafirë pas paraqitjes në Rumani.
Prezenca e tyre vjen një javë pas paraqitjes së akuzave ndaj tyre se nuk e paraqitën denjësisht Kosovën në Rumani, duke mos përmendur faktin e udhëtimit 30 orë me vetëm një orë pushim.
Bardh Rexha pos tjerash do të flasë për përgatitjet e tij para-sezonale dhe të ardhmen e tij në Superligë për edicionin e ri.
Asisti transmetohet nga ora 21:00 në kanalin ArtSport 1 të Artmotion dhe Kujtesa si dhe në ora 23:59 në Klan Kosova.
/Rahoveci24/