Nëse keni menduar se çdo gjë po shkon keq për basketbollin rahovecas, aty është Bardh Rexha që përkujdeset që ju të mos mendoni kështu.
Superylli i Rahovecit që luan për Vëllaznimin në ndeshjen e dytë sezonale ndaj Marigona Hill Prishtinës, pati paraqitje spektakolare.
Në vetëm 20 minuta lojë, pasi s’pati nevojë të luante më, Bardh Rexha realizoi 20 pikë 12 rebounda, 9 prej të cilave në sulm.
Me këtë double dobule monstruoz, me 9 rebounda që i bëri në sulm, Bardh Rexha lirisht mund të quhet Dennis Rodman i Kosovës!
/Rahoveci24/