Barazim i madh i Rahovecit si mysafir i Istogut

KF Rahoveci ka nxjerrë një pikë të artë në udhëtim te Istogu falë një barazimi pa gola prej 0-0.

Klubi këtë ndeshje organizoi për mrekulli duke siguruar udhëtim special për lojtarët falë kompanisë Shehu 2000 dhe Agron Shehut, që ishte ndihmesë që lojtarët të kenë komoditetin para lojës.

Prezent ishin edhe tifozët Vreshtarët të cilët në numër të madh dridhën Istogun, kurse sërish për ta u përkujdes klubi, gjegjësisht sekretari i klubit, Armend Kadiri, i cili siguroi transportin.

Loja ishte e dominuar në posedim nga Istogu, por vendasit s’kishin as edhe një rast për 90 minuta ku mbrojtja u tregua e çeliktë me menaxhim të klasit botëror të situatave nga portieri Besnik Shehu bashk me mbrojtësit legjendarin Muhamed Shehu – Meda dhe Hamëz Merxha.

Sulmi i Rahovecit kishte 2-3 raste të sigurta që nuk u shfrytëzuan.

Edhe barazimi për Rahovecin vlen si fitore pasi pika e fituar mund të jetë kyçe për mbijetesë.

Rahoveci ka 21 pikë në vendin e 14-të tri pikë më pak se Ballkani që ka pozitën e 11-të.

Pikërisht javën tjetër në shtëpi presim Ballkanin në një spektakël të tifozëve Vreshtarëve, ku me një fitore bëjm hap të madh drejt mbijetesës. /Rahoveci24/

IMG_8491 IMG_8493 IMG_8494

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.