Banorët në lagjen e epërme vuajnë nga mbeturinat (Foto)

Banorët e lagjës së epërme kanë probleme nga kundërmimi i mbeturinave.

Lexues të Rahoveci24 kanë dërguar foto nga rruga Samir Nurkasa, aty ku janë të vendosur edhe kontejnerët e kësaj lagje.

Pikërisht pranë gjendet edhe xhamia e re e ndërtuar për këta banorë e ku në ditët e nxehtë të verës era e rëndë po e vështirëson jetën për ta dhe shkuarjen në xhami për kryerjen e obligimeve fetare.

Kjo gjendje ishte edhe për festën e Bajramit, thonë banorët.

Kërkohet që intervenimi në këta kontejnerë nga Eko Regjioni të jetë i menjëhershëm, duke e ditur se është prej organeve më të rregullta dhe më puntore të komunës së Rahovecit. /Rahoveci24/

mbeturina 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.