Banorët e Rahovecit sërish heroikë, bllokojnë autobusin serb të Vuçiçit (Foto)

Banorët e Komunës së Rahovecit, të vendosur kundër fushatës zgjedhore së Serbisë në Kosovë, sot që nga ora 07:30 e mëngjesit kanë dalë në protestë në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe.

Kjo protestë po zhvillohet për të bllokuar rrugën që të mos e lejojnë autobusin me banorë serbë të cilët planifikojnë të marrin pjesë në Leposaviq në pritjen e politikanëve serbë.

“Përkundër insistimit të Policisë së Kosovës dhe disa përfaqësuesve serbë të Hoqës së Madhe për të liruar rrugën për autobusin i cili ka qëllim të marrë pjesë në pritje të politikanëve serbë në Leposaviq, banorët janë të vendosur që të mos i lejojnë ku edhe ende vazhdon të jetë rruga e bllokuar vetëm për autobus dhe jo edhe për vetura të banorëve të cilët lirshëm mund të lëvizin”, ka thënë për Koha.net, një banor prej vendit të ngjarjes.

IMG_8062IMG_8061IMG_8060

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.