Banorët e Opterushës kërkojnë lirimin e Albert Spahiut, i arrestuar për një fletarrest serb në Zvicër

Banorët e Opterushës kërkojnë lirimin e menjëheshëm të Albert Spahiut i cili u arrestua nga autoritetet zvicërrane në bazë të akuzave të rrejshme të shtetit kriminal të Serbisë.

Familja Spahiu ka dhënë gjithqka për Kosovën dhe ky arrestim vetëm sa i rëndon edhe më shumë plagët e kësaj familje e cila pothuajse humbi të gjithë anëtarët pikërisht nga kriminelët serb.

Fotografia e postuar tregon anëtarët e familjes së Albert Spahiut, të vrarë nga kriminelët serb të cilët edhe ngritën aktakuzë të rrejshme ndaj tij dhe ndaj shumë banorëve të fshatit tonë, të cilët janë maltretuar që nga paslufta dhe vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht po nga këto akuza të pabaza.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe nga të gjitha institucionet kompetente që të marrin masa për ndalimin e këtyre arrestimeve të cilat janë bërë pothuajse përditshmëri për banorët e fshatit tonë.
Këshilli Lokal i fshatit Opterushë
Kryetari,Edmond KABASHI
01.05.2016

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.