Banjot që përdoren nga nxënësit dhe profesorët e gjimnazit në Rahovec, vetë tmerri

Në kohën kur e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë COVID-19, e që vazhdimisht bëhet thirrje për mbajtje dhe ruajtje të higjienës, në një institucion shkollor në Rahovec, banjot që përdoren nga nxënësit dhe profesorët, janë në gjendje të tmerrshme.

Bëhet fjalë për gjimnazin “Xhelal Hajda”, derisa këto imazhe qe pasqyrojnë banjot të cilat janë tërësisht të shkatërruara, të vjetra, e të ndotura, janë nxjerrë nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

“Si zakonisht, neglizhenca e pushtetit lokal vazhdon skandalet, duke mos u brengosur fare as për shëndetin e fëmijëve tanë.

Për çfarë lloj performance na flasin zyrtarët e AAK-së? A nuk u vjen turp?”, shkruhet në postimin e VV-së.

Të njëjtat banjo siç po shihen në fotografi s’kanë as dyer, e lëre më gjërat e duhura higjienike.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.