Ballkani shënon fitore ndaj Rahovecit

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në stadiumin e qytetit.

Në stadium u vërejt numër i madh i shikuesve dhe tifozëve.

Në ndeshje nga fillimi u paraqit Meriton Korenica, i cilu u rikthye për të luajtur ndaj klubit ku është rritur dhe shokëve të Rahovecit me të cilët u rrit si lojtar.

Sfida u dominua nga Ballkani që shënoi fitore pa ndonjë problem teksa golat u shënuan nga Astrit Thaçi, Albion Rrahmani dhe Edvin Kuç.

Një rezultat i tillë ishte pritur, e nuk është as shumë i keq marrë parasysh se Ballkani ëhstë në krye të Superligës e ka një super ekip ku pikërisht bën pjesë edhe ylli rahovecian, Meriton Korenica

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.