Bajrush Morina: Rahovecjanët e mi, PDK dhe Kadri Veseli ju tradhëtuan te Lista Srpska

Të dashur rahovecjanët e mi!

Unë ua kam kthyer “shpinën” fizikisht tash e sa vjet por jo edhe mendjen e zemrën përgjithmonë. Ju dua se jeni punëtor, se jeni besnik, se jeni mikpritës, se jeni bujarë!

Unë e di se në vitet e fundit keni votuar masovisht PDK-në. E keni zgjedhur edhe përfaqësuesin e PDK-së për të parin e Komunës edhe pse nuk është rahovecjan.

Por Idriz Vehapi është edhe kryetar imi. Bile është më shumë rahovecjan se sa PDK. Pastaj edhe profesor i Fakultetit të Bujqësisë!

Por a po e shihni çka ju bëri sonte PDK-ja?

Ua ktheu shpinën!

U la me të dyja këmbët në lloq!

Ua dorëzoi vreshtat tuaja, verën tuaj, pasurinë tuaj në duart e Listës Srpska?

A nuk është turp për partinë e preferuar nga ju rahovecjanët e mi?

A nuk është mëkat për PDK-në që u tradhëtoi kaq keq juve rahovecjanët e mi?

Nuk dua të ju nxis për asnjë veprim!

Por dua të protestoj bashkë me ju nëse nesër vini me traktorë e me makineri para Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Merrni me vete edhe “mbeturinat” e përpunimit të rrushit, “kominat” që u thoni ju! Merrni e derdhi para selisë së PDK-së në Prshtinë!

Këtë bëjeni si shpërblim për tradhëtinë që ua bënë

 

Publikuar nga BotaPress

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.