Ish-kapiteni i Rahovecit dhe mbrojtësi, Bajram Krendali, është larguar nga klubi.
Megjithë dëshirën e tij për të ndihmuar klubin të rikthehet në Ligën e Parë, situata e rënduar te KF Rahoveci ka ndikuar që ai të pranojë ofertën e Drenasit.
Krendali sipas burimeve ka nënshkruar kontratë 6 mujore me vlerë të lartë financiare.
Bajrami ishte i kërkuar nga disa skuadra të Superligës së Kosovës, Superligës shqiptare dhe Ligës së Parë.
“Falënderoj Drenasin për mundësinë e dhënë. Po filloj një etapë të re në karrierën, ku shpresoj të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave. Mirë u pafshim në Rahovec, do të kthehem në ditë më të mira”, u shpreh Krendali për kalimin e tij.
Bajrami aksionin e fillon nga fundjava ku debuton me klubin e ri.