AAK ka marrë përkrahjen e fuqishme nga një prej kritikuesve më të mëdhenj të saj, Baca i madh i Drenocit.
Baca i madh e kishte quajtur mashtrues Smajl Latifin atëherë kur kishin marrëveshje për koalicion mes PDK-së dhe AAK-së.
Atë kohë kujtojmë se Smajl Latifi prishi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e koalicionit duke lënë jashtë qeverisjes komunale PDK-në në vitin 2010.
Kjo përkrahje e tij e Bacës së madh shihet nga fotografitë e publikuara nga vet Smajl Latifi.
AAK këtë përkrahje e mori në mbyllje të fushatës për balotazh.
/Rahoveci24/
