Avni Morinën e zë gjumi në seancë, LVV: Flej drejtor flej

I ashtuquajturi “drejtor i arsimit” në komunën e Rahovecit, Avni Morina, duket se nuk zgjedh më vendin ideal për të pushuar.

Gjithnjë sipas një publikimi të bërë nga faqja zyrtare e Lëivizjes Vetëvendosje – dega në Rahovec, Avni Morina shihet duke fjetur në seancën e Kuvendit Komunal të Rahovecit të mbajtur së fundmi.

“Flej drejtor flej, i gat po të dokët mandati. Zatën ka kush folë për ju, strumbullari i komunës”, shkruan në një reagim të VV-së në Rahovec.

Ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga kryetari Smajl Latifi apo vet të ashquajturit “drejtor i arsimit” Avni Morina, për këtë sjellje të papërgjegjshme

(Shënim: Avni Morina do të jetë “i ashtuquajturi drejtor i Arsimit” derisa të pushohen hetimet e inspektoratit të Arsimit ndaj tij, ku dihet se tashmë dhjetëra mësues kanë dërguar akuza ndaj tij, e madje inspektori kërkoi edhe shkarkimin e tij. E gjithë kjo u shpërfill nga Smajl Latifi që ri-emëroi atë në këtë pozitë dhe derisa të vërtetohet pastërtia e tij e plotë, ai do të mbetet për redaksinë tonë “i ashtuquajturi drejtor i Arsimit”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.