Drejtori i deritanishëm i Arsimit, Avni Morina, do të jetë sërish drejtor i drejtorisë që udhëhoqi katër vitet e kaluara nëse AAK fitoi balotazhin.
AAK mori 47.3 përqind të votave në zgjedhjet që u mbajtën të dielën gjë që nuk i mjaftoi partisë së Ramush Haradinajt pasi shumica tjetër vendosi për ndryshim se Visar Korenica është kundërshtari i AAK-së në balotazh.
Avni Morina mori pjesë në këto zgjedhje si kandidat për asamble, përkundër faktit se ndaj tij ishin gjetur shkelje flagrante ndaj mësimdhënësve të cilët kishin ngritur akuza kundër tij në inspektoratin e arsimit, inspektorat i cili vërtetoi këto shkelje dhe madje rekomanduan shkarkimin e tij.
Smajl Latifi i qëndroi besnik Morinës gjatë këtij përkundër faktit se një mori mësimdhënësish janë ankuar për shkelje ndaj tyre, largime politike nga puna etj.
Avni Morina me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në rast të fitores do të jetë ai sërish drejtor i Arsimit në Rahovec.
Ndërkaq, nuk dihet nëse Avni Morina mori votat e mjaftueshme për t’u bërë asambleist, një pyetje për të cilën kanë pasur kritika edhe vet përkrahësit e devotshëm të AAK-së duke akuzuar tashmë Morinën dhe bashkpuntorët e tij për “arrogancë”.
