Avdullah Hoti: 5 mil euro do të investohen në Rahovec më 2017

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, me anë të një reagimi të publikuar në faqen e LDK Rahovec në Facebook, ka sqaruar investimet që do t’i bëjë Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2017 në komunën e Rahovecit.

Sipas Avdullah Hotit, rreth 5 milionë euro do të investohen në projekte të ndryshme në komunën e Rahovecit.

Gjithnjë sipas Hotit, rreth 7 milionë euro të tjera janë investuar përgjatë dy viteve të fundit në Rahovec nga qeveria e Kosovës.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit:

MBËSHTETJA E QEVERISË PËR KOMUNËN E RAHOVECIT
Komuna e Rahovecit në këto dy vite të udhëheqjes së Qeverisë nga LDK, ka përfituar mbi 7 mil euro investime nga ministritë e linjës. Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë që ka bërë Qeveria qendrore për këtë komunë.
Për vitin 2017 investohen rreth 5 mil euro në këto projekte:
Arsim:
• Ndërtimi i shkollës fillore në Rahovec 1,200,000
• Ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në Rahovec 350,000
• Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Ratkoc-Rahovec 100,000
Infrastrukturë:
• Rruga Rahovec-Suhareke (lidhja me Autostrade) 950,000
• Rehabilitimi i rruges Kramovik-Xerxe 582,000
• Asfaltimi i rruges qarkore ne Rahovec 200,000
• Rreth rrotulimiet te Rrasat dhe Rija ne Rahovec 150,000
• Rekonstruimi i Rruges Rahovec- Drenovc-Sorosh 100,000
• Riparimi i rruges fsh. Zatriq 50,000
• Riparimi i rruges Fortese – Sapniq 50,000
• Riparimi i rruges R 204 (Rahovec- Krushe e Madhe) 50,000
• Shtruarja e rrugeve me kubeza ne Retij 10,000
• Ndertimi i rruges ne qytetine Rahovecit 8,000
Sport
• Renovimi i stadiumit te futbollit ne Rahovec 150,000
• Palestra e Sportit – Rahovec 270,000
• Palestra e Sportit në Krushë të Madhe – Rahovec 400,000
• Rregullimi i stadiumit te futbollit ne Ratkoc-Rahovec 320,000
Ambient dhe memoriale
• Varrezat ne fashatin Pastasel,Rahovec- Faza e dyte 50,000
• Rregullimi i shtratit te lumit Rahovec 10,000
• Shpronësimi i Shtëpisë së Masakrës në Krushë të Madhe 50,000
Shëndetësi
• Themelimi i Qendrës së Dializës në Rahovec me 13 të punësuar
Bujqësi:
• Do të vazhdojë mbështetja shumë e madhe për bujqësi me mbi 50 mil euro, ku pjesë e konsiderueshme do të dedikohet për bujqit në Komunën e Rahovecit.
Kryetari i degës së LDK – së Rahovec
AVDULLAH HOTI ministër i financave

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.