Audiencë rekord, ndaj Trepçës nuk pritet të ketë vend as për gjilpërë

Fitorja e KB Rahovecit ndaj KB Pejës, ka ngritur stuhinë që ka qenë e heshtur tash e sa kohë, e ajo stuhi quhet tempulli mitik “Mizahir Isma”.

Të pretën nga ora 17:00 Rahoveci pritet të përballet me Trepçën dhe pritet audiencë rekord, historike si asnjëherë më parë.

Audienca të premtën në ora 17:00 pritet të konsistojë 99% nga publiku vendas dhe tifozët Ultras Vreshtarët që do ta mbushin arenën.

Trepça është e fortë, por këmbët kur dridhen këmbët e kundërshtarëve Rahoveci është në gjendje të fitojë ndaj secilit kundërshtar dhe këtë e tregoi sfida ndaj Pejës.

KB Rahoveci s’ka çka të humbë dhe ndeshja më e rëndësishme ndër vite po afrohet – ajo ndaj Trepçës milionere për të dëshmuar se gjatë gjithë vitit ishim të hendikepuar nga referimi dhe nuk ishim realisht aq të dobët sa tregon tabela.

Kësaj radhe megjithatë është keq se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm palestra për të pritur mysafirë nga Mitrovica, por shpresojmë që të jenë prezent në duelet tjera.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.