Atdhe Rama nënkryetar i Rahovecit, koalicion AAK-PDK

Një fushatë intensive dhe agresive e Edon Canës dhe PDK-së u duk sikurse Rahoveci e ka gjetur simbolin e vërtetë të rezistencës Anti-Smajl Latifi. Por, e gjitha duket se ishte vetëm një shoë tejet i bukur, për të qenë në esencë i vërtetë, pasi tashmë ka ardhur në jetë koalicioni AAK-PDK.

Nga ky koalicion, nënkryetar do të jetë Atdhe Rama, një figurë e re politike e PDK-së, por ku familja ka traditë të madhe në këtë parti.

osa1

Ndërkaq, PDK do të marrë edhe tri drejtori, përfshirë drejtorinë e Urbanizmit. Altin Zhuniqi nuk do të bëhet drejtor, ashtu siç fillimisht ka raportuar Rahoveci në Fokus, që ishte media e parë që lajmëroi për koalicionin e ri famëkeq.

Për PDK-në, ky kurs i ri politik pritet që ta ngatërrojë subjektin politik në një rrugë të komplikuar, pasi që partia vështirë do ta ketë që të justifikojë ndryshimin pas katër vitesh në bashkëqeverisje me Smajl Latifin, i cili po fillon mandatin e tij të katërt.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.