Portali Rahoveci24 ka qenë cak i sulmeve militantët analfabetik të Lëvizjes Vetëvendosje pasi portali hapur doli në mbrojtje të qytetarëve të komunës së Rahovecit duke bërë një formë proteste për gjendjen e keqe me energji elektrike.
Përkundër faktit se Rahoveci24 ngriti zërin për të mirën publike, u ballafaqua me një stuhi sulmesh nga një varg militantësh analfabetik të VV-së.
Pasuan ofendime si “lavire” dhe “prapanicë e shitur” nga militantët analfabetikë të VV-së, kryesisht që operojnë në diasporë.
Përkundër cënimit të fjalës së lirë dhe sulmeve ndaj mediumit të parë të shkruar digjital në komunën e Rahovecit, ende asnjë institucion apo parti nuk ka dalur publikisht për të mbrojtur fjalën e lirë, për të mbrojtur Rahoveci24 dhe kauzën për energji elektrike në kohën kur mërgimtarët gjenden në Kosovë për pushime.
Si partitë opozitare, si ajo e pushtetit në komunën e Rahovecit i futën “veshët në lesh” për sulmet ndaj mediave në ditët e fundit nga militantë gjysmë analfabetikë të VV-së.
Ishin mediat Rahoveci n’Fokus dhe Raho Gazeta ato që i dulën në krah Rahoveci24, dhe për të cilat pa dyshim shprehim falënderim. Ne mund të kemi dallime thelbësore në konceptet si operojmë, por në fund të ditës fjala e lirë nuk duhet të cënohet nga askush.
/Rahoveci/



