Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Rahovecit, Asllan Rahmani, ka dalë kandidati më i votuar në diasporë me 64 vota, por ai nuk ja ka dalë për 23 vota në total që të bëhet një prej asamblistëve të LDK-së.
Rahmani i cili u kyq së fundmi në LDK, është duke rrugëtuar fuqishëm në subjekt, duke u shndërruar një prej figurave kryesore të degës së LDK-së.
Që nga përfshirja e tij në subjekt, bashkë me tandemin Nehar Shala dhe Lirigzon Kastrati, ata në nivel komune e rritën LDK-në me numër masiv votash duke e çuar te 5100 vota, për dallim nga 3400 në vitin 2021.
Vet Rahmani ka marrë 277 vota, vetëm 23 vota më pak se pragu i nevojshëm për të kaluar në asamble, ndonëse fokusi i tij ishte gara për kryetar, çka e tregojnë votat në diasporë.
Ai mori 64 vota në diasporë, duke qenë kandidati me më së shumti vota me postë nga të gjitha partitë.
LDK në qytet është rritur 140% dhe për këtë ndikim masiv kanë pasur kandidaturat e qytetit si Asllan Rahmani dhe Qazim Cana.
/Rahoveci24/


