Rruga më e bukur e qytetit, me emrin më të bukur, rr. “UÇK” është një zonë mjaft e zhvilluar së fundmi.
Biznese të ndryshme dhe qytetarë preferojnë të banojnë në këtë zonë të qytetit me potencial të zhvillimit ekonomik.
Por, askush nuk po kujdeset për trotuaret dhe rrugën në këtë pjesë.
Rruga e cila u ri konstruktua nga një investim i DEMOS-it në qeverisjen e Idriz Vehapit është lënë anash nga qeverisja aktuale, ku askush nuk kujdeset më për të.
Qytetarë në kushte anonimiteti dhe biznese të ndryshme kanë treguar për Rahoveci24 gjendjen faktike të kësaj rruge, plot mbeturina, zhavor dhe të tjera elemente ndotëse që nuk i japin Rahovecit një pasqyrë të një qyteti evropian.
Pjesë të trotuareve kanë filluar të dëmtohen dhe kjo për qytetarët është e papranueshme pasi ata nuk i dinë shkaktarët sepse vet thonë se kujdesen mjaft shumë për këtë hapësirë.
/Rahoveci24/