Asistenti i KB Rahovecit, shqiptaro-amerikani Islam Hoxha, po largohet nga klubi pas një angazhimi 6 mujor në klub.
Hoxha ka vendosur që ta lë klubin e Rahovecit, për tu rikthyer në Michigan të SHBA-ve.
Arsyet e largimit të Hoxhës janë për shkak të obligimeve personale.
Puna e mrekullueshme që ka bërë tek KB Rahoveci, ka bërë që Islam Hoxha të marr tre oferta për angazhim nga ekipet e kolegjeve Amerikane.
Islam Hoxha tek KB Rahoveci, përpos pozitës së asistentit, shëbreu edhe si skaut, dhe është njeriu më meritor për transferimet e TJ Dunans, Ivan Koljevic e Makol Mawien.
Në një pronocim për Raho Gazetën, Islam Hoxha shprehet se është shumë krenar për punën e tij në klub, dhe se po e lë klubin duke e ditur se e ka arritur qëllimin e tij, i cili ishte inkuadrimi i klubit në Play-Off.
Ai falënderoi klubin, vreshtarët dhe të gjithë qytetin e Rahovecit për përkrahjen maksimale.
/Raho Gazeta