Asfaltohet rruga kryesore, Latifi: Ritmi i zhvillimit po ndihet në çdo lagje!

Rruga “Xhelal Hajda – Toni” tashmë ka marrë një pamje të re me 1400 metra asfalt të ri. Shumë shpejt do të pajiset edhe me shënjim të duhur vertikal dhe horizontal për siguri dhe funksionalitet të plotë.

Projekti i madh në qytet vazhdon.

osa1

Në kuadër të projektit janë të përfshira edhe 14 rrugë, me punime që përfshijnë:

Sistemimin e ujërave atmosferike dhe fekale;

Rikonstruktimin e rrugëve ekzistuese;

Ndërtimin e një rruge të re në lagjen e epërme e që përfshin zonën e bizneseve që po marrin hov mbi Rahovec, që i lidh ato me rrugën rajonale Rahovec-Suharekë.

Ritmi i zhvillimit po ndihet në çdo lagje!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.