Asfaltohet edhe një rrugë në qytetin e Rahovecit

Rruga “Hadije Spahiu”, në qytetin e Rahovecit është asfaltuar.

Asfaltimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të projekteve kapitale të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016 nga Buxheti i Komunës.

Në kuadër të këtij projekti përveç asfaltimit rrugës, janë rregulluar disa shtylla elektrike të cilat kanë qenë të dëmtuara dhe është vendosur edhe ndriçimi në këtë rrugë, gjatësia e kësaj rruge është 130 metra, me kosto rreth 10 mijë euro.

640x74

Asfaltimin e rrugës e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët jetojnë në afërsi të rrugës “Hadije Spahiu”, pasi që sipas tyre, do të ju mundësoj banorëve qarkullim më të mirë, pasi që vërtetë kjo rrugë ka qenë e dëmtuar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.